Ky është momenti kur dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha hynë në lokalin ku po konsumonte kafe 24 vjecarja Klea Prenga dhe e godasin me sende të forta, duke i shkaktuar lëndimë të rënda. Të maskuara me kapele dhe me veshje sportive, dy motrat zbresin qetësisht shkallët e më pas godasin disa herë Prengën, në momentin që kjo e fundit ishte në tavolinë me disa nga shoqëet e saj, njëra prej të cilave nuk lëviz nga karrigia.