Policia e Elbasanit ka arrestuar 49 vjeçarin Kujtim Kaca në akuzën e plagosjes me thikë të të vëllait të tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Bixellë. Policia është vënë në dijeni përmes një telefonate, ku njoftohej për një sherr, ku për pasojë kishte mbetur i plagosur shtetasi Avni Kaca, 46 vjeç.