Gert Shehu ka dorëzuar ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës që e la atë në burg. 31-vjeccari akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosjes së lehtë me dashje ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mbrojtja kërkon zbutje të masës së sigurisë dhe hetimin e tij në një masë më të lehtë se ajo e arrestit në burg.