Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Sarandë ku gruaja goditi burrin me sëpatë teksa ky i fundit ishte në gjumë, 49-vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit. Mësohet se Elvira Tahiraj ka deklaruar para oficerëve të policisë se ka tentuar edhe njëherë tjetër ta vrasë bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj, por pa treguar shkakun.