Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal, anëtarët e të cilit shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm. Gjatë operacionit policor, u arrestuan 7 persona, nga të cilët 3 janë anëtarë të grupit kriminal dhe 4 pasi shkelën vulat e vendosura nga autoritetet shtetërore.