Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit të paligjshme, i zhvilluar në nëntë provinca me qendër në Stamboll. Sipas hetimeve, organizata e dyshuar kishte realizuar transaksione me vlerë rreth 30 miliardë lirash turke. Autoritetet konstatuan se ky qarkullim i madh parash nuk përputhej me aktivitetet tregtare të deklaruara nga individët dhe kompanitë nën hetim.