Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë Rrugore ka goditur përmes një operacioni nje rrjet të trafikut të klandestineve. Gjatë operacionit të koduar ‘Krasta’ u vu në pranga një 40 vjecar nga Tirana i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas sirianë drejt kufirit me Kosovën.