Forcat e posaçme ‘Shqiponja’ dhe efektivët e komisariatit të Vlorës kapën në flagrancë një pikë lojërash fati, që vijonte prej disa kohësh organizimin e aktivitetit të paligjshëm online. Në prangat e policisë së shtetit ranë tre shtetas teksa u shpall në kërkim pronari i lokalit. Shërbimet e Policisë mbështetur në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, organizoheshin lojëra të fatit, finalizuan operacionin policor të koduar "Jackpot".