Një tjetër rast i mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive u godit nga policia në Tiranë. Dy persona u arrestuan dhe 12 të tjerë u proceduan. Në pranga përfunduan administratorët e Call Centerit, Argest Rushi, 44-vjeç dhe Leonard Maksutaj 26-vjeç. Ndërkohë u vendosën nën hetim operatorët që ishin të punësuar nga dy të ndaluarit.