Një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike u godit nga autoritetet belge pas një hetimi gjashtëmujor të nisur nga prokuroria publike e Lieges. Në muajin mars, gjatë një aksioni, policia zbuloi dhe asgjësoi një plantacion kanabisi me rreth 700 bimë, duke arrestuar një person që më pas u vendos nën masë arresti.