Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku mirëpriti një delegacion me përfaqësues nga Bordi Kombëtar kundër Narkotikëve i Indonezisë. Sipas Njoftimit zyrtar, Vizita synon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet 2 agjencive, ura të cilat do të shërbejnë për të goditur grupet kriminale me shtrirje të gjerë botërore, që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.