Një incident i pazakontë ka ndodhur në Fier ku agjenytat e BKH dhe ata të opracionales janë goditur nga isa persona gjatë kohës që kanë qenë në shërbim. Incidenti ka ndodhur rreht orës orës 19:20 të mbrëmjes në aksin që lidh Fierin me Patosin. Burime thanë se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale janë përplasur me punonjësit e një biznesi. Nga informacionet paraprake të Top Channel mësohet se dëshmitarët kanë thënë se sherri ka nisur për një parkim, pranë bizneseve, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni nga ana e agjentëve.