Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar gjatë natës e deri në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Gjatë këtij operacioni bëhet me dije se janë arrestuar 27 persona si dhe vijon puna për kapjen e 7 të tjerëve, të cilët nuk u gjetën në banesë. Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës. Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës. Drejtori i policisë së Tiranës Elton Alushi në një konferencë për mediat tha se operacioni “Blic 34’ i finalizuar këtë të martë kishte nisur që në fillimt të këtij viti.