Godinat e reja studentore në Qytetin Studenti, të cilat i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë, do të vihen në dispozicion të shtetasve afganë, të cilët pritet të vendosen përkohësisht në vendin tone deri në zhvendosjen përfundimtare në SHBA. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me nënkryetaren e Bashkisë, Anisa Ruseti, vizituan një prej konvikteve të reja, tha se ky do të jetë standardi me të cilin do të vijohet edhe me godinat e tjera.