Top News/Godet Ukrainën me raketa ndërkontinentale/Rusia ‘po vlon’, hera e parë që i përdor në luftë
21/11/2024 13:11

Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale nga rajoni i saj jugor Astrakhan gjatë një sulmi mbi Ukrainë, mëngjesin e të enjtes, tha forcat ajrore të Kievit, hera e parë kjo që Rusia përdor një raketë kaq të fuqishme, me rreze të gjatë veprimi, gjatë luftës. Sulmi vjen pasi Ukraina përdori raketa amerikane dhe britanike për të goditur objektivat brenda Rusisë këtë javë, diçka për të cilën Moska kishte paralajmëruar për muaj të tërë se do të shihej si një përshkallëzim i madh. Sulmi rus kishte në shënjestër ndërmarrjet dhe infrastrukturën kritike në qytetin e Dnipros, tha forca ajrore ukrainase, në një kohë të përshkallëzimit të situatës në luftën 33-mujore të nisur nga Rusia në Ukrainë. Nga deklarata e forcave ajrore nuk ishte e qartë se cfarë kishte patur në shënjestër raketa balistike ndërkontinentale dhe nëse ajo shkaktoi ndonjë dëm. Këto raketa kanë një rreze veprimi prej mijëra kilometrash dhe mund të përdoren për lëshimin e kokave bërthamore, megjithëse mund të mbajnë edhe koka luftarake konvencionale. Mbrojtja ajrore e Ukrainës dërkohë tha se rrëzoi gjashtë raketa lundrimi Kh-101 gjatë sulmit të së mërkurës. "Në veçanti, një raketë balistike ndërkontinentale u lëshua nga rajoni Astrakhan i Federatës Ruse," thanë forcat ajrore, duke detajuar llojet e armëve të përdorura në sulm. Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj rakete balistike ndërkontinentale u lëshua.

Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34