Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha se SHBA-të dhe Izraeli nuk e kuptonin që Republika Islamike ishte një sistem politik i fuqishëm dhe nuk varej nga asnjë individ i vetëm. Vdekja e zyrtarëve të lartë nuk do të prishë qeverisjen dhe shteti do të vazhdojë të funksionojë, tha Araqchi të mërkurën. Irani ndërkohë shënjestroi Tel Avivin me bomba thërrmuese në atë që e quajti hakmarrje për vrasjen e Larijanit nga Izraeli. Një deklaratë nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit e lexuar në televizionin shtetëror tha se armët e përdorura përfshinin raketa Khorramshahr 4 dhe Qadr, të dyja të pajisura koka të shumëfishta. Autoritetet izraelite thanë se sulmet vranë dy persona në një lagje afër Tel Avivit me popullsi të dendur, ku ka edhe objekte të rëndësishme ushtarake, duke e çuar numrin e të vdekurve në Izrael nga lufta në të paktën 14.