Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore hakmarrëse të hënën në Irak, pasi tre ushtarë amerikanë u plagosën në një sulm me dron në veri të Irakut. Grupi i armatosur Hezbollah, që mbështetet nga Irani, dhe grupe të lidhura me të që janë të mbështetur nga Teherani, morën përgjegjësinë për sulmin me dron.