Një sulm me dron kamikazë ukrainas thuhet se goditi raketën bërthamore Satan-2 të Vladimir Putinit, duke shkaktuar një shpërthim apokaliptik mëngjesin e një dite më parë. Një objekt sekret municionesh në Toropets në rajonin Tver që strehonte një nga raketat bërthamore të Presidentit rus Vladimir Putin, u godit nga dronët ukrainas. Thuhet se gjithcka ndodhi vetëm pak kilometralarg një depoje 'të pathyeshme' me 30,000 ton municione, që u godit të mërkurën. Një shpërthim i madh u shkaktua kur raketa "Satan-2" u godit, duke mbjellë panik mes vendasve.