Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano vetëm pak minuta më parë ka kaluar pragun e Spak, për një takim me kreun e këtij institucioni Arben Kraja. Nuk ka të dhëna se përse zhvillohet ky takim, por burime të ndryshme e lidhin me një hetim të rëndësishëm e për të cilin policia duhet të veprojë me urdhër arrestet. Takimi sapo ka filluar dhe në edicionet informative do të njiheni me të tjera detaje.