Gledis Nano ka fituar betejën e parë me Këshillin e Ministrave. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë i dha të drejtë duke e konsideruar shkarkimin e tij në gusht të vitit 2022 si të paligjshëm dhe duke detyruar qeverinë që t’i paguajë rrogën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit për pesë vite, aq sa është mandati i emërimit në këtë post. Nano u emëruar në krye të Policisë së Shtetit në tetor të vitit 2021. Pa mbushur ende vitin, ai u shkarkua me urdhër të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Bledi Çuçi. Shkarkimi i tij shkaktoi edhe reagimin e ndërkombëtarëve.