Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, njëra për të tentuar që të vijë në pushtet e tjetra për një mandat të 4 historik, prezantuan drejtuesit e tyre politik të qarqeve. Demokratët kanë zgjedhur që vetëm 4 qarqe të mos kenë ndryshime, përkatësisht ish-kryeministri Sali Berisha u besoi sërish, Tritan Shehut në Gjirokastër, Bujar Leskajt në Vlorë, Xhelal Mziut në Dibër e Flamur Hoxhës në Kukës, të cilët poashtu ishin të besuarit e Lulzim Bashës në 2021.