Gjatë seancës në Apel për pasuritë e sekuestruara të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, SPAK ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi. Këtë kërkesë Prokuroria e ka bazuar me argumentin e konfliktit të interesit, pasi më parë është raportuar se gjyqtarja ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara tek ish-kompleksi Partizani. Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ku përfshihen disa apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe disa aksione në kompani.