Top News – Gjyqtarja e skandaleve pas divorcit/ Rrezikon nga 6 muaj deri në 3 vjet heqje lirie
12/02/2021 16:52

Enkeleda Hoxha pa asnjë mëdyshje mund të konsiderohet si gjyqtarja e skandaleve në Drejtësi për shkak të disa vendimmarrjeve të saj lidhur me disa personazhe të botës së krimit. Lirimet nga burgu të disa eksponentëve të krimit, vendimi për të cilët është dhënë pikërisht prej gjyqtares së Krujës përkundrejt vlerave monetare janë tashmë nën hetim nga SPAK, ndërsa bashkë me të ka shumë persona të tjerë. Të gjithë bashkë përbënin një skemë të mirëfilltë kriminale, në të cilën ishin përfshirë avokatë e sekretarë gjyqësore, mjekë dhe ekspertë e deri në fund që vulën e jepte gjyqtarja Hoxha. Për dy vjet me radhë, kjo gjyqtare, që ende nuk kishte dalë në vetting ka bërë kërdinë me lirimet para kohe të Indrit Dokles, Genci Tafilit, Ilir Pajës, apo edhe të Hekuran Billës. Por, ra në kurth pas përgjimeve, teksa përgatitej të lironte edhe një tjetër të dënuar që ishte ekstraduar nga Italia dhe dënuar me 25 vjet heqje lirie për një vrasje. Enkeleda Hoxha, me të njëjtën mënyrë, si rastet e tjera po tentonte lirimin e tij nga burgu, duke argumentuar sjelljen e mirë. Por, sa vite burg rrezikon gjyqtarja e krujës. Sipas nenit 244 të Kodit Penal, parashikohet që korrupsioni i personave që ushtrojnë veprimtari publike dënohet nga 6 muaj deri në 3 vjet heqje lirie. Edhe pse dënimi duket pak në vite burg, por ka edhe dënime të tjera me karakter administrativ, sikurse është moskthimi në detyrë dhe humbja e të drejtës për angazhim publik për një periudhë 15 vjecare.

Top Channel/ Lufta Iran-Izrael, gjatë natës ka pasur bombardime me avionë e raketa nga të dyja palët
21/06 15:37
Top Channel/ Parku Korab-Kallabak-Koritnik, park mes maleve e liqeneve që tërheq gjithmonë vizitorë
21/06 15:23
Top Channel/ “Murtaja po zmbrapset”, asgjësimi i kafshëve të infektuara po e ul valën e infektimeve
21/06 15:18
Top Channel/ Kapet hashashi në Tiranë, ishte gati për shitje, arrestohen edhe 5 persona
21/06 15:16
Top News- Shpërndanin doza droge në ish-Bllok/ Gjykata lë në qeli 22 persona, ndryshon masën për dy
21/06 13:34
Top News – Gjysma e shqiptarëve ndërruan jetë nga zemra në 2024
21/06 13:08
Top Channel/ Kërcënuan me armë zjarri një person në mes të rrugës! Arrestohen 2 vëllezërit në Tiranë
21/06 12:58
Top Channel/ Himara është plot, qyteti i vogël po pret miliona pushues që vizitojnë Shqipërinë
21/06 12:52
Top Channel/ Mesha për viktimat e komunizmit, në kujtim të atyre që vuajtën në kampin e Tepelenës
21/06 12:50
Top Channel/ Ekspozita për Ballkanin, hapet në Korçë me fotot e zbulimeve të bëra në Gradishtë
21/06 12:45
Top Channel/ Hashash gati për shitje/ Operacioni “Valiasi”, arrestohen 5 persona në Tiranë
21/06 12:44
Top News-Sekuestrohen 500 mijë euro në Tiranë/ Hetohet pronarja 72-vjeç e një këmbimi valutor
21/06 12:27
Top Channel/ Shëndeti mendor, alarm për të rinjtë! OBSH: 17% e popullsisë në Europë është e prekur
21/06 12:21
Top Channel/ Frika nga luftërat, psikologët: Konfliktet, efekte negative edhe në vende që janë larg
21/06 12:16
Top News – ‘Cenet’ e votës së diasporës. PD bën përgjegjëse KQZ dhe kompaninë DHL
21/06 12:10
Top News- Kultivuan 400 bimë kanabis/ Arrestohen dy vëllezër në Shkodër
21/06 12:02
Top News-‘Ushtarët’ e Talo Çelës mbyllen në qeli/ GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’
21/06 12:02
Top News – Pengesat e ekonomisë shqiptare. OECD rendit faktorët që ngadalësojnë zhvillimin
21/06 12:01
Top News – Hetime për ngjarjen e Reçakut. Specialja shpreson të ngrejë aktakuza brenda vitit
21/06 11:26
Top News-Zhurmat nga lokalet me muzikë/ Policia e Lezhës ‘zbarkon’ në zonën turistike të Shëngjinit
21/06 11:25