Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe lexoi aktgjykimin e shqiptuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Charles Smith, u emërua gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017, ndërsa përveç drejtimit të panelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai është edhe nënkryetar i kësaj gjykate që nga 29 prilli 2020.