Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Avdirrahman Gashi është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre. Arrestimi është kryer nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, pas një hetimi që, sipas autoriteteve, është zhvilluar intensivisht prej disa muajsh. Sipas pamjeve të publikuara në njoftim e prokurorisë, dyshohet se arrestimi ka ndodhur në një motel.