Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i shprehu shqetësime Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metanit, lidhur me vendimmarrjet e magjistratëve në hetimin dhe gjykimin e rasteve të zjarrvënies. Gjatë takimit me Metanin, ministri i brendshëm vuri theksin ndër të tjera edhe tek rastet e armë-mbajtjes pa leje, për të cilat u shpreh se nuk duhet të shmangen ndëshkimet e rrepta. Nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë pati një angazhim maksimal në verifikimin e rasteve të tilla, si dhe trajtimin e tyre me prioritet.