Prej afro tre vitesh në Shqipëri po zbatohet procesi i Vettingut në sistemin e drejtësisë. Një proces që bazohet në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i bazuar në tre shtylla kryesore: kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës dhe kontrolli i aftësive profesionale. Të shumtë janë gjyqtarët që janë shkarkuar nga procesi i Vettingut si në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe në nivelet e tjera të gjykatave apo dhe prokurorë. Pjesa më e madhe vendimeve finale kanë qenë të lidhura me mos justifikimin e pasurisë së tyre.