Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbështetës në veri të Kosovës, duhet të pranohen dhe ata nuk duhet të kthehen më në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Kështu tha ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu. Gjatë një konference për shtyp, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haxhiu tha se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial ende nuk kanë trajtuar dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, sepse jo të gjitha dorëheqjet kanë mbërritur pranë tij.