Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj për sekuestrimin e telefonit. Ajo kërkoi kthimin celularit dhe të sendeve të saj por kjo gjyqtari Engert Pëllumbi la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve. Më 6 Dhjetor Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin për të kontrolluar telefonin e Ajol Xoxës, e cila tashmë është në masën e sigurisë Detyrim paraqitje ndërsa kryebashkiaku ndodhet në burg.