Mbetet pa trupë gjykuese procesi që pritet të nisë nga e para në Shkallën e Parë të Gjykatës Speciale për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prej 2017 zvarritje në dyert e drejtësisë, Apeli vendosi rigjykimin nga e para duke rrëzuar vendimin e pafajësisë për drogë dhe të shpërdorimit të detyrës, por asnjë nga 10 gjyqtarët aktualë nuk mundet të jetë pjesë e rigjykimit. Kjo për shkak se ata e kanë kaluar më herët këtë dosje në gjykim, ndërsa gjyqtarët e rinj kanë refuzuar thirrjen e KLGJ për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Posaçme.