Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me procesin e dosjes ‘5D’, ku të akuzuar janë disa ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Bashkë me deputetin demokrat, këtë të enjte pritet të dëshmojë edhe deputeti socialist dhe ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.