Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi do të dalin të hënën para gjykatës së posaçme për konfirmimin e masave të sigurisë të dhënë nga SPAK. Seanca ku atyre do t’u njoftohet masa e sigurisë parashikohet të mbahet në orën 13:30 minuta. Ndaj Jamarbër Malltezit, SPAK ka kërkuar arrest me burg, ndërsa për ndërtuesin Bektashi detyrim paraqitjeje.