Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me gjyqin që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një pjesë të deklaratës së Thaçit para gjykatës, ku thotë: “Bota tani e di, sot, si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr.”