Gjykata Speciale ka reaguar përmes një postimi në “X” duke thënë së gjyqtarët e saj janë të paanshëm. Përmes një video, zëdhënësja e kësaj Gjykate thotë se gjyqtarët e Hagës përzgjidhen nga një panel I pavarur, për t’u siguruar që ata janë profesionalë dhe të pavarur. “Pavarësia dhe paanshmëria e Gjyqtarëve sigurohet në procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës. Të gjithë kandidatët vlerësohen nga një Panel Përzgjedhës i Pavarur, për të siguruar përzgjedhjen e Gjyqtarëve shumë profesionalë dhe të pavarur që përmbushin standardet e paanshmërisë dhe integritetit të përcaktuara nga Ligji”, thuhet në video.