Të enjten e 24 tetorit do të zhvillohet seanca paraprake për pesë të pandehurit e dosjes “Partizani”, ku gjyqtarja Flojera Davidhi e përgjedhur nga shorti, do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen për gjykim. Davidhi ka marrë në ngarkim 333 fashikuj nga dy prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja, të cilët pas katër vitesh, i dhanë fund hetimit voluminoz për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, aty ku sot janë ngritur disa pallate.