Afati i hetimeve për dosjen ‘Partizani’, ku nën akuzë është marrë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndëri i tij, Jamarbër Malltezi përfundon këtë të martë. Megjithatë, prokuroria e posaccme nuk u komunikoi avokatëve Genc Gjokutaj dhe Klodian Skënderi as përfundimin e hetimeve dhe as zgjatjen e tyre me tre muaj të tjerë. Seanca në Gjykatën e Posaccme, e mbajtur këtë të martë u shty për më 11 korrik, ditën kur Partia Demokratike e drejtuar tashmë edhe me vulë e sigël nga Sali Berisha ka thirrur protestën kombëtare.