Top News – Gjykatësja shfaqet në video tik tok/ Nisin hetimet, ILD gati masë disiplinore
31/05/2021 11:03

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit përfshihet në aplikacionin Tik Tok, duke lënë pa vëmendjen e duhur kryerjen e detyrës. Enkeleda Kapedani shfaqet duke bërë ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë. Lidhur me publikimin e këtyre videove ka reaguar edhe zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor. Ndonëse në ambientet e gjykatës duhet të punohet për të vënë pas hekurave kriminelët, gjyqtarja në video botuar ne Tik Tok dhe të zbuluar nga faqja ëeb Hashtag.al shihet të sfilojë në korridorin e gjykatës deri në zyrën e saj. Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë në media, pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait. Fakti që Elbasani prej shumë kohësh është cilësuar si qyteti i bandave dhe se ndodhet nën sundimin e krimit, nuk duket shqetësuese për kryetaren e gjykatës. Para rreth një muaji qyteti u trondit nga një përplasje me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë, një ngjarje e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në prani të dhjetëra efektivëve të policisë. Më 11 maj ndodhi ekzekutimi i rradhës. 41-vjeçari Everest (Ibrahim) Çaka u vra me armë me silenciator në makinë në sy të gruas së tij në lagjen "Skëndërbej" në Elbasan. Shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri Ardit (Arjan) Spahiu në Belgjikë. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.

Top Channel/ Situata me zjarret në vend, Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë dy Black Hawk
11/08 10:16
Top News- Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Shembet godina trekatëshe pa leje në Vlorë
11/08 09:24
Top Channel/ Zjarri në Poliçan drejt shuarjes totale, situata nën kontroll, pa rrezik për banesat
11/08 09:21
Top News- Momenti i hedhjes në erë të godinës trekatëshe, Rama publikon videon
11/08 09:21
Top Channel/ Shkrumbohet Ford-i në aksin Kuç-Qeparo! Flakët djegin plotësisht makinën
11/08 09:20
Top News- Shpërthen nga tritoli godina trekatëshe në Vlorë, ishte pa leje ndërtimi
11/08 09:20
Top Channel/ Vlorë, shembet me tritol godina 3 katëshe në Radhimë
11/08 09:19
Top Channel/ Greqia, solidaritet me Palestinën. Protesta masive në disa qytete
10/08 23:08
Top Channel/ Sherr në plazh për një vend parkimi. Një i plagosur në spital. Policia arreston autorin
10/08 23:06
Top Channel/ “Takimi Zelensky-Putin, jo produktiv”. JD Vance: Marrëveshja nuk kënaq asnjërën palë
10/08 23:05
Top Channel/ Trump takon Putin me Zelenskyn? Shtëpia e Bardhë jep detaje për samitin e Alaskës
10/08 23:04
Top Channel/ Turqi, rikthehen tërmetet. Magnituda 6.1 ballë. Në Sindirgi shemben 10 banesa
10/08 22:25
Top News- Konflikt i dhunshëm në Shëngjin, plagoset një person me sende të forta
10/08 21:56
Top Channel/ Tre të vrarë për fajdet në Kosovë. Autori, “i forti i Gjilanit”, në kërkim me djemtë
10/08 21:47
Top News- Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 persona
10/08 21:36
Top Channel/ Zjarri jashtë kontrollit në Poliçan, flakët i afrohen spitalit të qytetit
10/08 21:19
Top Channel/ Zjarri në Lukovë, avioni Canadair furnizohet pranë plazhit! Era përhap flakët
10/08 21:16
Top News- Stabilizohet situata në Finiq e Poliçan/Zjarrfikësit në terren,flakët kanë shkaktuar dëme
10/08 21:04
Top Channel/ Vrasësi jepte para me fajde. Mefail Shkodra doli nga burgu në tetor
10/08 20:22
Top Channel/ Inteligjenca artificiale në shkolla. Ekspertët: Duhen mësues të përgatitur
10/08 20:14