Gjykata e Poscme e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar më datë 1 dhjetor të vitit 2020 vendosi masën e sigurisë 6 muaj burg për ish gjyqtarin e gjykatës kushtetuese Luan Daci. Lidhur me këtë, 13 muaj më vonë Daci ka mbajtur një konferencë për mediat këtë të martë, ndërsa kundërshton vendimin e GJKKO për këtë masë sigurie. Sipas Dacit vendimi i Gjykatës së Posaçme për ta dënuar atë me gjashtë muaj burg është i kundërligjshëm.