Top News – Gjykata supreme kundër Donald Trump / Mund të bllokojë urdhrin për shtetësinë nga lindja
16/05/2025 13:14

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket e vendosur për të ndaluar kufizimet e presidentit Donald Trump për shtetësinë automatike për fëmijët e lindur në SHBA, dhe për të gjetur një mënyrë për të kufizuar urdhrat e gjykatave më të ulëta të shteteve amerikane. Nuk u bë e qartë se si mund të duket një vendim i tillë, por një shumicë gjyqtarësh shprehu shqetësime për atë që do të mund të ndodhte nëse administrata Trump do të lejohej, qoftë edhe përkohësisht, t’ua mohonte shtetësinë fëmijëve të lindur nga njerëzit që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, raporton Associated Press. Gjyqtarët dëgjuan argumentet e apeleve urgjente të administratës Trump ndaj vendimeve të gjykatave më të ulëta, të cilat i kanë pezulluar kufizimet për shtetësinë në shtetet amerikane. Masat për pezullim janë paraqitur si një ndalesë kritike ndaj përpjekjeve të Trumpit për reforma qeveritare, dhe si një burim i zemërimit në rritje për presidentin republikan dhe për aleatët e tij. E drejta e shtetësisë automatike të fituar me lindje është në mesin e disa çështjeve, shumica prej tyre të lidhura me migracionin, që administrata i ka kërkuar gjykatës t’i shqyrtojë në mënyrë urgjente.

Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05