Demokratët janë ende në pritje të vendimin gjyqësor të formës së prerë, që do i jepte vulën dhe lidershipin, njërit prej grupimeve të Partisë Demokratike. Por, teksa Apeli nuk ka folur ende, Rithemelimi denoncoi publikisht praktikat e ndjekura nga gjykata, duke i cilësuar si marifete proceduriale.