17 ditë pas lirimit nga qelia, ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të marrë pjesë në seancën paraprake që u zhvillua ndaj tij. Seanca paraprakë u shty sërish këtë të premte, ndërkohë që më 17 prill në orën 10.00, trupa e gjykimit do shpallë vendimin, nëse do e pranojë kërkesën e prokurorisë për ta kaluar apo jo dosjen për gjykim.