Një gjykatë në Shkup e dënoi me 7 vjet heqje lirie ish-kryeprokuroren e Prokurorisë së Posaçme, Katica Janeva, në rastin e njohur gjyqësor si “Reket” (Zhvatja), ndërsa të akuzuarin e parë Bojan Jovanovski, i njohur në publik si Boki 13, me 9 vjet heqje lirie. Janeva u shpall fajtore dhe dënua për veprën shpërdorim i detyrës dhe të autorizimit zyrtar.