Një gjykatë në Moskë ka refuzuar të shtunën apelin e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny kundër dënimit me burgim. Më herët gjatë këtij muaji, Navalny është dënuar nga një tjetër gjykatë me dy vjet e tetë muaj burgim për shkelje të një dënimi me kusht, teksa ka qenë duke u shëruar në Gjermani. Mirëpo Gjykata Supreme e qytetit të Moskës ka vendosur të shtunën se një muaj e gjysmë, që Navalny ka kaluar nën arrest shtëpiak më 2015, do të hiqet nga dënimi me kusht.