Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e dy protestuesve të arrestuar gjatë protestës të së enjtes para Kuvendit, ku u pati dhe akte të shumta dhune, Ndaj tyre togat e zeza caktuan masën e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Dy protestuesit, Artemisa Islamaj dhe Orion Peçi u akuzuan nga policia se gjatë tubimit përdorën kapsolla. Lëndët piroteknike ata I hodhën drejt uniformave blu. Sipas policisë, 41-vjeçari, Orion Peçi dyshohet se ishte njëri nga personat që u bë shkak për dëmtimin e efektivit të shqiponjave. Gjatë tubimit të së enjtes në komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve po hetohen në gjendje të lirë.