Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë që ka dënuar me një vit burg deputetin e PD, Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë. Pas shpalljes së vendimit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, që ndodhej në sallë akuzoi për një proces kryekëput politik dhe se një anëtar i trupës gjykuese, sipas tij, vendosi të dënojë Salianjin politikisht në këmbim të premtimit për t’u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë.