Gjykata e Tiranës ka lënë burg Erisjaldo Gjutën, të dashurin e 18-vjeçares, Natalia Murati, e cila u plagos me armë zjarri në gjoks në dhomën e hotelit të tij në zonën e Saukut në Tiranë. 22-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. Sipas vendimet të gjykatës është liruar Valdimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit si dhe nëna e tij, Mirvete Gjuta, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Sakaq, vijojnë të jenë në kërkim Sajmir Gjuta, babai i 22-vjeçarit dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 18-vjeçarja Natali Murtati u vetëplagos me armë zjarri në dhomën e hotelit të të dashurit të saj, ngjarje e ndodhur më 14 shkurt, ndërsa Erisjaldo Gjuta së bashku me familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit.