Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 19-vjeçarin Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se ndërmori një atentat ndaj shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe. Hasanaj qëlloi me armë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, duke e plagosur atë dhe babain e tij Xhelal Hasanajn. I riu u vetëdorëzua në polici pak ditë më parë bashkë me kushëririn e tij 23-vjeçar Verzan Bajrakurtaj, banues në lagjen Dobraç, Shkodër.