Ylli Manjani, avokati mbrojtës i biznesmenit, Pëllumb Gjoka reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të lënë në burg personat e arrestuar në operacionin e SPAK ‘Metamorfoza’. Manjani e cilësoi këtë vendim të nxituar, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë konkrete për Pëllumb Gjokën.