Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e ligjit për profesionet e lira. Kryetarja e gjykatës Holta tha se pranoi pjesërisht kërkesën e depozituar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe disa grupe interesi të tjera duke shfuqizuar nenin 69 që prekte profesionistë te lirë. Gjykata vlerësoi se norma e tatimit prej 15 % e parë së bashku me kohën e zbatimit të saj nuk e kalon testin e proporcionalitetit, pasi nuk rezulton të jetë masa më e përshtatshme, në kushtet kur ka masa të tjera alternative, të cilat vetë ligjvënësi i ka evidentuar të zbatohen për kategoritë e tjera të tatimpaguesve mbi të ardhurat.