Mazhoranca ka paraqitur disa ligje që ndërhyjnë në paketën e Reformës në Drejtësi, duke prekur ligjin e plotësimit me anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Në Parlament, deputetja Klotilda Bushka ka paraqitur nismën për të thjeshtuar, sipas saj, procedurat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës, duke mos e zgjatur pafund procesin që zhvillohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.